BRUDAS Sh.p.k është një kompani dinamike shqiptare që operon në disa fusha kyçe të ekonomisë si tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti i mallrave dhe pasagjerëve, ndërtimi civil dhe industrial, energjia dhe turizmi. Me eksperiencë të gjatë dhe një vizion të qartë për zhvillim, ne ofrojmë zgjidhje të integruara për klientët tanë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Kompania jonë është e angazhuar në import-eksport të mallrave të ndryshëm, shitjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, administrimin e pikave të karburantit, ndërtimin e objekteve publike dhe private, si dhe në ofrimin e shërbimeve të turizmit dhe hotelerisë.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm në çdo bashkëpunim, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe duke kontribuar aktivisht në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit.